Tom Hanks i shkruan një letër dhe i bën një dhuratë djalit 8-vjeçar që bullizohej për shkak të emrit Corona

epa08207568 Tom Hanks and Rita Wilson arrive for the 92nd annual Academy Awards ceremony at the Dolby Theatre in Hollywood, California, USA, 09 February 2020. The Oscars are presented for outstanding individual or collective efforts in filmmaking in 24 categories. EPA/DAVID SWANSON

Aktori amerikan Tom Hanks i shkruan një letër djalit 8 vjeçar australian i cili bullizohej në shkollë për shkak të emrin të tij Corona.

Djali emri i të cilit është Corona De Vries-raporton Bbc- i kishte shkruar një letër Hanks dhe bashkëshortes Rita Wilson kur ata ishin të shtruar në një spital në Queensland, pasi ishin infektuar me virusin: ’Kam dëgjuar lajmin që ti dhe bashkëshortja jeni sëmurë me koronavirus. Jeni mirë?’, kishte shkruar djali duke i treguar që në shkollë e quanin ‘koronavirus’.’Trishtohem shumë kur më thërrasin kështu!, kishte shkruar De Vries në letër.

‘I dashur mik Corona-i është përgjigjur Hanks-Letra jote më ka mbushur me gëzim! Faleminderit që je një mik i mirë. Miqtë të bëjnë të ndjehesh mire kur je i trishtuar:
.
“Aktori dhe bashkëshortja u kthyen në SHBA, pas tre javësh qëndrimi në Australi, ku kishin shkuar për punë. Me këtë rast aktori i ka dhuruar të voglit një makinë shkrimi të markës Corona.

SHKARKO APP