Top Fest-i i fundit për sivjet? Lori Hoxha “çorodit” fansat
Lori Hoxha ka shkaktuar një kaos tek ndjekësit, ndërasa në një postim në Instagram ka lënë të nënkuptohet se Top Fest nuk do të jetë më në vitet e ardhshme. "Sonte në orën 20:50 gjysmëfinalja e dytë e Top Fest 12 në TCH! dontmissit, topfestifundit", ka shkruar ajo në foton që ka postuar në rrjetin social ditën e djeshme. Por ndryshe nga herët e tjera, ku ajo komplimentohet pa masë për stilin e saj, fotoja ka ngacmuar ndjekësit, duke pyetur nëse do të ketë vazhdimësi Top Festi. Lori ka qëndruar në heshtje, duke shtuar edhe më tepër kërshërinë e fansave.
KOHA JONË SONDAZH

