Top-i përkujton Dritan Hoxhën: Lori i bën dedikim prekës
Sot do të ishte ditëlindja e 49-të e themeluesit të Top Media-s, Dritan Hoxha. “Top Albania Radio” dhe “Top Channel” e deklaruan këtë një ditë në përkujtim të Dritan Hoxhës, i cili njihet gjerësisht si Tani i Topit.
Dy mediat e themeluara nga Hoxha kanë ndarë në rrjetet sociale një postim në nder të tij, ku shkruajnë se “ëndrra vazhdon”. Por do të ishte e bija, Lori Hoxha, ajo që do të shprehte mallin e familjes së tij, që mbeti pa babain kur të bijat dhe djali ishin shumë të vogla.
Përmes një postimi në Instagram, Lori e uron të atin të festojë në parajsë dhe i thotë se u mungon çdo ditë. “Festo me ëngjëjt, Ba. Ne na mungon çdo ditë”.
https://www.instagram.com/p/BaUPG0NAnIi/?taken-by=lorihoxha