Tragji-komedia e Rozit: Ngatërrova vendin ku varrosej babai e shkova te varrimi i Skënderit
Rozana Radi ka folur shpesh në lidhje me marrëdhënien e ngushtë që ka posur me babanë e saj të ndier.
Por herën e fundit, ajo ka treguar një histori sa tragjike aq sa edhe komike.
Këngëtarja e njohur tregon se ditën më të rëndë të saj, ku po varrosej babai i saj, Rozana ka ngatërruar vendin dhe ka shkuar në një tjetër kortezh.
Rozi tregon se vetëm në momentin që ka folur Hoxha ka kuptuar që së bashku me shoqërinë e saj kishin ngatërruar vendin.
“Ishte një ngatërresë që iu bë makinës sime dhe mendova se isha në vendin ku do të përcillnim babain për banesën e fundit.
Nuk ishte faji im, ishte faji i shoqërisë time që më dërguan në një vend tjetër, dhe ndërkohë shihja të gjithë njerëzit, kishte shumë pleq dhe nuk mund të bëja skena e prisja mamanë time ta shikoja ku ndodhej.
Pas meje kisha këngëtarë të tjerë, kishin ardhur pas makinës time dhe shof hoxhën po afrohej, me thënë të drejtën ne jemi katolikë.
Që në atë moment, ia vura fajin mamasë, thashë është çmendur mamaja ime.
Hoxha në një familje katolike, me gjithë respektin që kam për gjithë shoqërinë time që kam më tepër myslimanë, shof hoxhën që afrohet, ‘’ok’’ them s’po ndihem më, prit mamin s’ka.
Ndërkohë një njeri afrohet e thotë: Fikni cigaret për të ndjerin Skënder.
Gjithë shoqëria ime qeshte, mirë unë që nuk isha në rregull po ju.Thashë të shkoj të përcjell babain jo Skënderin.
Të them të drejtën unë babanë e kam pasur pikë referimi dhe them që babai ka shkuar që të xhirojë një film.
Unë jam fiks si ai. Unë nuk qaja ‘’o ma” po qaja ‘’o ba”, jam nisur si djalë dhe përfundova një femër si burrë.
Ai thoshte që regjinë e vdekjes së tij donte ta bënte vetë”,-tha ndër të tjera Rozi.