Trajnerja e ‘’X Factor’’: Ergi, rebeli im kampion

Bota e muzikës është tronditur nga vdekja e këngëtarit të ri e të talentuar, Ergi Dini, pas aksidentit tragjik në Bllok.

Shumë nga këngëtarët, përfshirë edhe traineren e tij në “X Factor”, Altuna Sejdiu, kanë shprehur dhimbjen e tyre në FB.

Reagimet:

Altuna Sejdiu: T’njoha në sfidën tënde më t’madhe dhe gëzohem që isha pjesë e saj! Të njoha në rrezet e para të tua të agimit që duhej të ishin dhe të perëndimit, por një ditë, jo kaq herët! Me ty derdha lotët e gëzimit, por këto lot tani nuk janë të drejta! U prehsh në paqe rebeli im kampion sepse e di që engjujt aty lart do kujdesen për ty!

Elton Deda: Vdekja eshte e trishte por kur keputet ne lule te rinise nga nje aksident eshte me shume se e dhimbshme. Si muzikant shpreh keqardhje pafund qe nje talent si Ergi iku, si njeri skam fjale per keto kapriço te Zotit. Ngushellime te sinqerta familjes dhe te afermve te talentit te shuar para kohe.

Aurela Gaçe: S’ka pak qe mora kete lajm kaq te hidhur. Pa fjale. Duket e pabesueshme. Packa se nuk te njihja nga afer, zerin e Talentin tend ishte e pamundur te mos e duartrokisje fort, ishe kaq ndryshe.

. Shume i ri , ti bashke me shokun tend. Zoti ju paste marre ne krahet e tij e u prehshi ne paqe. ?? Ngushellimet me te sinqerta familjareve.

Rip Ergi Dini

Kastro Zizo: Kurre nuk do mund ta mendoja qe nje dite do shkruaja diçka te tille. E tmerreshme, e pabesueshme. Nje nder talentet me te medhenj te dekadave te fundit. R.I.P Ergi. U prehsh ne paqe mik! Ngushellime te medha familjes…

Orgesa Zaimi: Pasi e degjova kte kenge ne ate kohe mbaj mend qe i shkruajta Ergit nje mesazh te gjate sepse ndjesite dhe emocioni qe ndjeva ishin shume te mira e te verteta… Nje kengetar qe i kendonte te gjitha zhanret, heavy metal, alternative,pop, rock, soul, blues, jazz…. E cilesoj serish si nje humbje shume te madhe per muziken moderne shqiptare, dhe akoma me e madhe kur mendohet se duhej vleresuar e mbeshtetur me shume sa ishte gjalle … RIP Ergi Dini

SHKARKO APP