Transgjinorja e L’Oreal: Postimi im ka dalë jashtë kontekstit
Modelja transgjinore, Munroe Bergdof u pushua nga puna vetëm një ditë, pasi kishte ofenduar “të bardhët” si racistë me një postim në Facebook. Kompania kozmetike L’Oreal e quajti këtë gjë prishje imazhi dhe e përjashtoi nga puna si imazh i sezonit. Në një emision në Angli u ftua për të folur rreth kësaj çështjeje, e cila sqaroi se postimi i saj ka dalë jashtë kontekstit: “Unë nuk mendoj se gjithë njerëzit e bardhë janë racistë, por nga koncepti i lindjes mendoj se janë të njëjtë dhe ne duhet të flasim se sa të shoqërueshëm janë njerëzit dhe postimi im ishte i bazuar në strukturën e shoqërisë dhe racizmit. Unë mendoj se si shoqëri jemi mësuar në gjëra të caktuara, se burrat janë superiorë ndaj femrave, jemi mësuar të dëgjojmë se gratë janë destinuar të jenë të nënshtruara. Gjithashtu jemi mësuar me njerëzit homoseksualë që kanë turp të pranojnë prirjet e tyre seksuale, por nuk do të thotë se gjërat janë kështu”. Dihet se kompania njoftoi për shkarikimin e saj nëpërmjet një postimi në Twitter, duke shpjeguar se ajo ishte në kundërshtim me vlerat që ata pasqyronin, prandaj do shkëpusnin partneritetin.