Tre duete shqiptare në sfidë, “triumfin” e merr çifti Loredana dhe Mozzik

Mbrëmjen e kaluar, u publikuan tre duete të artistëve shqiptarë. “Meine Liebe”, “Dream girl” dhe “Eiskalt” titullohen këngët e reja, dy prej të cilave janë ndërthurje e gjuhës shqipe me atë gjermane.

“Meine Liebe” bashkoi Ardian Bujupin me Elvana Gjatën, “Dream girl” solli në duet Butrint Imerin me Nimon ndërsa “Eiskalt” është bashkëpunimi i rradhës i ciftit Mozzik dhe Loredana.

Bazuar nga klikimet në Youtube, kënga më e pëlqyer është bashkëpunimi i Mozzik me Loredanën. Pas kësaj vjen Butrinti me Nimon dhe në fund renditet Ardian Bujupi me Elvana Gjatën.

Ky është një rezultat i përkoshëm pasi gjithcka mund të ndryshojë brenda pak orëve.

SHKARKO APP