”Tregoni edhe pak durim”, Xheneta bën reagimin e parë dhe ka një apel për të gjithë

Xheneta Fetahu, e renditur e dyta në ”Big Brother Kosova Vip 3”, sot ka folur për herë të parë. Teksa kërkon ndjesë që nuk ka qenë aktive dhe se duhet të tregojmë pak durim, ajo nënvizon në mesazhin e saj se kërkon mëshirë kur e nxerni mllefin që keni brenda. ”Të kuptoni që kjo periudhë është e rëndësishme për mua. Për gazetarët, një apel për kujdes më të madh në përdorimin e fjalëve, sepse loja ka përfunduar dhe tani jam në jetën reale”.

Postimi i plotë

Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që më mbështetën gjatë gjithë kohës në Big Brother Kosova. E veçoj familjen time, shoqërinë time besnike dhe çdo individ që ka shprehur dashuri dhe kujdes për mua. Përkrahja juaj ka qenë një burim force dhe motivimi për të vazhduar.

Dua gjithashtu të kërkoj ndjesë që ende nuk kam qenë e gatshme për intervista. Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashte asaj shtepie qe më ndryshoi jetën. Të kuptoni që kjo periudhë është e rëndësishme për mua. Për gazetarët, një apel për kujdes më të madh në përdorimin e fjalëve, sepse loja ka përfunduar dhe tani jam në jetën reale.

Ju lutem, respektoni kufijtë dhe ruani integritetin e familjes sime, aman bile për ata të keni pak mëshirë kur e nxerni mllefin që keni brenda. Faleminderit të gjithëve për mbështetje, mirëkuptim dhe dashuri! Tregoni edhe pak durim. E juaja Xheneta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xheneta Fetahu (@xhennetafetahuu)

SHKARKO APP