Tringa Rexhepi, gati me një super projekt muzikor në shqip
Ajo është mjaft e re, por me një karrierë të shkëlqyer duke u radhitur në femrat shqiptare, të cilat vazhdojnë të kenë sukses edhe famë në vendet më të mëdha në botë. Por kur është fjala për vajzën me origjinë nga Kosova, që jeton në Kanada, Tringa Rexhepi, ajo është një super talente jo vetëm në muzikë, por edhe aktore. Por ne mësojmë se tashmë artistja ka gati projektin e saj që do të jetë një bombë për tregun muzikor shqiptar, pasi kënga do të jetë në shqip dhe titullohet “Pa ty” dhe do të vijë nga ditët e para të qershorit me një video të bukur. Kënga është ritmike dhe mjaft e përtatshme për kohën e nxehtë e sidomos për të qenë atmosferë kryesore e diskove. Gjithashtu ne mësojmë se producenti eshte kanadezi i njohur si G.Lis, kënga është shkruar dhe kompozuar nga vetë ajo, por do të njihet më fort tashmë në tregun muzikor shqiptar, pasi ajo gjithmonë kudo ku ka qenë e ftuar në programet dhe me emrat më të mëdhej të muzikës atje ka treguar se është shqiptare, duke folur me krenari për origjinën e saj. Tringa dhe puna e saj plot talent njihet kudo në Kanada, e tashmë ka ardhur koha që ta deshmojë me një super projekt edhe në gjuhën shqipe për të gjithë shqiptarët kudo që janë, ndërsa pas këtij projekti ajo po përgatitet për albumin e saj në anglisht, ku deri tani ka të lancuar katër këngë në kanalet më të mëdha të muzikës në botë.