Tristan dhe Khloe bashkë për Krishtlindje

Një nga ndarjet më të bujshme të vitit 2019 në showbizin botëror ishte ajo mes personazhit televiziv Khloe Kardashian dhe basketbollistit Tristan Thompson.

Ata u ndanë pasi Thompson e tradhtoi Kardashian me mikeshën e familjes Jordyn Woods. Pas kësaj tradhtie, Tristan është përpjekur të rikthehet me Khloen, por ajo nuk ka dashur. Megjithatë veprimi i saj i fundit ka bërë që të komentohet nga fansat në rrjete sociale.

Në një postim në Instagram shohim që Tristan ka qenë i ftuar në mbrëmjen e Krishtlindjeve në familjen ‘Kardashian-Jenner’.Ai dhe Khloe janë parë së bashku duke biseduar. Të jetë një mundësi rikthimi e dyshes?

SHKARKO APP