“Troja” tërhiqet nga muzika: Muret u përçanë, kurrë nuk kemi kënduar në “ahengjet” e politikës

Pas 30 vitesh në skenë grupi Troja ka vendosur të tërhiqet nga muzika. Lajmi është bërë i ditur nga anëtarët e grupit përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ata thonë se tashmë muret e Trojës janë përçarë, duke sqaruar publikun se edhe pse politika është identifikuar me emrin e tyre, ata kurrë nuk kanë kënduar në “ahengjet” e saj.

Postimi i TROJA në rrjetet sociale:

I erdh fundi edhe këtij muhabeti…

TROJA ka një kohë që nuk ka qenë aktive në skenë edhe pse ka pasur tendenca të paraqitjes me formacione të ndryshme.

Pas gati 30 viteve TROJA e mbyllë kapitullin e saj. Murret e TROJËS janë perçarë.

Përkundër që politika është munduar me u identifiku me neve, Troja asnjëherë nuk ka këndu në “ahengje” të organizuara nga ata.

TROJA i ka mbijetu shumë sistemeve që nga para lufta po edhe nga pas lufta, e gjithë kjo duke iu falemnderu juve që na keni dëgju dhe perkrahë.

Kurrë, TROJA nuk ka qenë personale vetëm e njërit apo tjetrit anëtar, e as më pak pronë private, por e gjithë juve që na keni motivu për me kriju diçka më ndryshe.

E dimë që disa kanë me u mundu me keqpërdorë emrin TROJA, edhe kengët e TROJËS – dhe ju dëshirojmë fat!

Disa kanë me këndu dhe kanë me u paraqitë si “TROJA,” po ajo është vjedhje e mundit, identitetit dhe ideologjisë të cilin ky bend e ka paraqitur me dekada.

“Por kultura kultivohet – nuk blehet me pare as nuk vjedhet”

SHKARKO APP