Trondit ekspertja e botës mbretërore Jennie Bond: Harry dhe Meghan do divorcohen
Ekspertja mbretërore Jennie Bond ka dhënë një lajm të fortë, që Pallati do të ishte i gatshëm ta mirëpriste Princ Harry etëm një kusht, ndarja nga bashkëshortja Meghan Markle
“Divorci mes Harry-t dhe Meghan-it është vetëm çështje kohe, nëse jo ditësh”. Ajo tha për revistën ”OK” se njoftimi për divorcin e tyre do të bëhet i ditur shumë shpejt, por kjo nuk është e gjitha. Ky zbulim i rëndësishëm duket se hap dyert për një jetë të re për Princin Harry, por kostoja do të jetë divorci nga ish-aktorja.
Komentet e Bond në fakt i bëjnë jehonë atyre të ish-shërbyesit të Princeshë Dianës, Paul Burrell, i cili së fundi tha për shtypin se britanikët do ta mirëpresin Harry-n me krahëhapur, por pa gruan e tij.
Thuhet edhe se Harry ka blerë tashmë një shtëpi të re jashtë Londrës, dhe është gati për një kthim të papritur në Mbretërinë e Bashkuar.