Tronditet Hollywood-i: Jay Z sapo pranoi tradhtinë ndaj Beyonce
Një vit më parë albumi “Lemonade” i Beyonce-së tronditi showbiz-in pasi sipas shumë gjasave dhe provave, rrëfente tradhtinë e Jay Z-së.
Sot në mëngjes, Jay Z pranoi tradhtinë me të njëjtën gjuhë. Ai publikoi në Tidal albumin më të ri, “4:44”. Kënga e gjashtë, “Family Feud” (Sherr familjar), ku këndon edhe Beyonce, përmban një varg që i përgjigjet këngës së saj të famshme “Sorry”: “Yeah, I’ll fuck up a good thing if you let me/ Let me alone, Becky” (Po, do ta shkatërroj gjënë e mirë që kam nëse më lë/ Më lër të qetë, Becky) “Becky me flokët e bukura” simbolizon gruan misterioze me të cilën Jay Z tradhtoi Beyonce-në. në këngën e saj “Sorry” të albumit “Lemonade”, ajo këndon: “Le të telefonojë Becky-n me flokët e bukura”.
Që kur u publikua kjo këngë, opinioni publik është treguar i pashpirt me disa artiste të njohura, që dyshoheshin se mund të kishin patur marrëdhënie me Jay Z-në. Rita Ora, Rihanna dhe stilistja Rachel Roy u vunë në qendër të sulmeve plot urrejtje nga fansat.
E nëse deri këtu gjithçka mbeti në nivel spekulimesh, do të ishte një deklaratë publike e Tinës, mamasë së Beyonce-së, që do të konfirmonte gjithçka:
“Një dolli për “Lemonade”. Beyonce punoi aq shumë, natë e ditë për këtë projekt! Ishte kaq e rëndësishme për të të sillte në botë një mesazh mbi shërimin dhe shpresën. Nuk ka rëndësi se çfarë ke kaluar, rëndësi ka që mund t’i kalosh të gjitha.”, shkroi Tina në një postim në Instagram./anabel/