Truket e bukurisë së yjeve: Majonezë, domate e birrë për flokët
Pas dukjes së mrekullueshme të yjeve hollivudiane që të gjithë i kemi zili, nuk janë vetëm produktet e shtrenjta, por edhe produkte që mund t’i gjejmë në kuzhinë lehtësisht.
Këta përbërës dhe produkte mund t’i marrim çdo ditë, ato përdoren nga persona të famshëm, si Beyonce Knowles, Nicole Kidman, Suki Waterhouse, Blake, Catherine Zeta-Jones e të tjera.
Keçapi për kujdesin e flokëve u përdor për disa kohë nga Sienna Miller.
“E vetmja gjë që bënte ndryshim ishte keçapi, ndaj më duhej të vendosja salcë domatesh në flokët e mi për rreth një vit e gjysmë, derisa të ktheheshin në normalitet”, ka thënë Sienna, flokët e të cilës janë bionde dhe mjaft të brishta.
Këshillat e floktarëve për flokë të dëmtuar: Kjo është mënyra e vetme për t’i rikuperuar nga rrënja në majë!
Modelja Suki Waterhouse përdor pijen e njohur me gaz si shampo.
“Ndonjëherë i shpëlaj flokët me Coca-Cola. Nuk më pëlqejnë flokët kur lahen, janë të këndshëm, por Cola i bën të duken sikurse një pyll tropikal”, është Suki.
Çudia e tretë është larg kuzhinës dhe konsumit të përgjithshëm, Beyonce shpesh vendos ngjitës letre në vetullat e saja të errëta.
“Truku im i preferuar i bukurisë është përdorimi i ngjitësit si xheli për vetullat dhe atë në nxehtësi të lartë. Nuk mbyll poret dhe lahet lehtësisht”, ka treguar grimieri Sir John, i cili kujdeset për Beyoncen.
Në këtë listë është edhe Blake Lively, ajo përdor majonezën.
“Nëna ime më mësoi këtë këshillë vërtet të mrekullueshme bukurie. Para se të bënte dush, ajo aplikonte vaj ose majonezë në gjysmën e poshtme të flokëve. Në këtë mënyrë, kur ajo lahej me shampo, sapuni nuk do t’i zhveshte pjesën e poshtme të flokëve dhe nuk do t’i thante, duke i bërë të brishtë”, citon Zestradar fjalët e Blake.
Ndërsa Catherine Zeta-Jones për flokët e saj të errët kujdeset me birrë.
“Unë i trajtoj flokët me mjaltë dhe birrë. Me ditë të tërë ndjej aromën e birrës, e cila është shumë e mirë për flokët e mi”, ka treguar Zeta-Jones.
Përfitimet nga vaji i ullirit me limon
Julianne Hough përdor pastë dhëmbësh me shafran Indie, për të cilën ajo pretendon se zbardh dhëmbët e saj.
“Do të mendonit se do të ishte e kundërta dhe se do t’ju njollosë dhëmbët sepse është i verdhë, por në fakt i bën më të bardhë“, ka pohuar Hough.
Aktorja Nicole Kidman përdor boronicë për flokët e saj.
“Nëse keni flokë të kuq, provoni t’i lani me lëng boronicë, dhe nëse jeni bionde, shpëlarja me shampanjë mund të bëjë mrekulli”, ka theksuar Kidman