Trump kritikon Meghan Markle: S’jam fans i saj, i uroj fat Harryt do të ketë shumë nevojë

Presidenti Donald Trump kritikoi Meghan Markle pasi ajo dhe Princi Harry regjistruan një video mesazh të interpretuar si pro Joe Biden, Princi Harry u kërkoi amerikanëve që të refuzonin gjuhën e urrejtjes, dezinformimin dhe negativitetin në internet, ndërsa Meghan Markle u tha amerikanëve të votonin ‘vlerat tona’ Komentet ndezën kritika në Britani, ku mbretërit pritet të qëndrojnë politikisht neutral. Pallati Buckingham u distancua nga vërejtjet, duke thënë se ato ishin “bërë në një kapacitet personal”.

Menjëherë reagoi edhe presidenti Trump duke thënë se asnjëherë nuk e kishte pëlqyer Marklen. ‘Unë nuk jam një adhurues i saj,’ tha Trump të mërkurën në një pyetje të shtruar nga DailyMail.com. “Mund ta them këtë dhe ndoshta e keni dëgjuar unë i uroj shumë fat Harry sepse ai do të ketë nevojë për të”. Harry dhe Meghan, tani të vendosur në një rezidencë të L.A., bënë vërejtjet e tyre vetëm disa javë para zgjedhjeve të 3 nëntorit me amerikanët në disa shtete që tashmë shkonin në votime.

SHKARKO APP