Tuna e Cozman ndalohen sërish, këtë herë në Ulqin

Problemet e Tunës dhe të dashurit të saj, Cozman, duket se nuk kanë të sosur.

Burime thonë se policia malazeze mbrëmë ka arrestuar Tunën dhe Cozmanin në Ulqin pasi që tek ata është gjetur lëndë narkotike marihuanë.

Kjo ka ndikuar që mbrëmja e organizuar në Ulqin të dështojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se Tuna dhe Cozman javë më parë janë kapur edhe në Tiranë me “bar”, bile Cozman u liruar vetëm pasi që pagoi mijëra euro dorëzani. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?