Tuna konfirmon projektin e ri, punoi me stilistë të Madonnas dhe Rihannas

Në mënyrë të befasishme, Tuna ka konfirmuar lançimin e projetit të saj të ri jo më larg sesa mbrëmjen e sotme e që siç duket deri tani është projekti më serioz i realizuar nga një artiste shqiptare për skenën ndërkombëtare. Bëhet fjalë për bashkëpuntorët dhe detajet që janë zgjedhur nga këngëtarja për realizimin e këtij projekti. Mediat kosovare bëjnë me dije se projekti i kushtueshëm rreth 40 mijë euro ka mbledhur rreth vetes firmën e disa prej emrave më të njohur të industrisë botërore. Kënga titullohet “Nobody There” dhe është në gjuhën angleze. Bëhet fjalë për maskën dhe garderobën që këngëtarja ka shfrytëzuar në këtë videoklip. Maska është punuar nga Malaki, stilisti i njohur botëror, i cili ka punuar edhe për Madonnan në videklipin e fundit. Ai po ashtu ka punuar edhe me Rihannan. Se për çfarë maske bëhet fjalë, do të shihet në premierën që do të lançohet sonte. Nga ana tjetër muzika mban firmën e DaBeatFreakz. DaBeatFreakz më parë ka realizuar këngë edhe për Usher, Justin Bieber, Katy Perry dhe të tjerë artistë të njohur botërorë. Videoklipi ku Tuna shfaqet thjesht e jo ekstravagante si herat e tjera, është realizuar nga Max Production.

 

SHKARKO APP