Tuna Sejdini mbyll gojët e liga, ditët e karantimit po i kalon me bashkëshortin e saj
Disa javë më parë u tha se këngëtarja e njohur Tuna ishte ndarë me bashkëshortin e saj Patrisin, pasi e kishte hequr nga rrjeti i ‘Insagramit’ dhe nuk mbante më mbiemrin e tij.
Por jo vetëm kaq ata nuk e festuan së bashku festën e Shën Valentinit.
Mirëpo, mesa duket asgjë që u tha nuk është e vërtetë pasi ditët më të vështira ata po i kalojnë së bashku.
Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtarja nëpërmjet një ‘Instastory,’ ku duket qartë se ditët e karantinimit po i kalojnë së bashku madje ajo ka nxjerrë bashkëshortin e saj duke i përgatitur ushqimin.
“Receta e ditës: Hyn në internet dhe zgjedh një recetë. E merr burrin, e shtin në kuzhinë dhe… voilaaa!”- shkruan ajo.