Tuna sjell në jetë djalin, ja si ia ka vënë emrin

Këngëtarja e njohur Tuna Sejdiu Berisha është bërë nënë për herë të parë. Këtë lajm e ka dhënë bashkëshorti i saj, Patris Berisha. Patrisi gjithashtu ka bërë të ditur edhe emrin e djalit të tyre, i cili do të quhet Tian.

Në rrjetin e tij Instagram burri i Tunës ka shkruar:

Welcome Little Tian Patris Berisha”, duke e shoqëruar edhe me një foto nga momenti i lindjes.

Tuna dhe Patris Berisha janë së bashku prej disa kohësh, por me sa duket ka qenë dashur me shikim të parë pasi në një kohë të shkurtër ata vendosën që të bëhen edhe prindër.

Tuna është njëkohësisht edhe kunata e këngëtares tjetër të njohur Nora Istrefi, pasi të dyja janë martuar me vëllezërit Berisha, përkatësisht Robertin dhe Patrisin.

SHKARKO APP