Tuna suprizon me këngën e re (VIDEO)

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të albumit “Fortuna,” Tuna u tregua e zgjuar dhe bashkëpunoi sërish me Armend Rexhepagiqin dhe Aida Barakun për të realizuar këngën e radhës. Quhet “Nuk ma do zemra” dhe u publikua para pak.

Tuna - Nuk ma do zemra

Nëse mendonit se veshjet dhe grimi i përzgjedhur për klipet e albumit ishin fantastike, do të mendoni të njëjtën gjë edhe për look-et e Tunës këtu. Së pari, Tuna shfaqet me një fustan të fryrë shumëngjyrësh. Imagjinoni një lulebore të madhe por haute couture.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së dyti, këto pantallona kreative, të denja për Rihanna-n, kombinuar me një bluzë të thjeshtë dhe aksesorë të mëdhenj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe së fundi, një fustan tërësisht rrjetë kokë e këmbë, që mbulon ç’është për t’u mbuluar me ndihmën e një xhakete, një palë mbathjesh dhe një kapele.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?