Tuna tregon dramat familjare, jeta me dy djemtë dhe divorci

E ftuar në emisionin “The Dalina Show” të Andale Media, Tuna hapi një dritare drejt jetës së saj më private dhe sfidave që ka përballuar si nënë e vetme për tri vitet e fundit. Në bisedë me Dalinën, ajo foli hapur për marrëdhënien me babain e fëmijëve të saj, muzikantin Patris Berisha, me të cilin ka dy djem: Tianin dhe Zenin.

Në bisedën me Dalinën, Tuna nisi të rrëfente se djali i vogël, Zeni, është “leksioni më i madh” i saj. ”Ai më sfidon 24/7. Zeni është një fëmijë që kur këndon nëpër shtëpi, nuk do duartrokitje, nuk kënaqet me pak. Po më sfidon çdo sekondë, në çdo lëvizje të jetës”. Balanca mes prindërimit dhe profesionit të saj është një luftë e vështirë. ”Po balanca, veçanërisht kur je në këtë profesion, të them shumë të vështirë për femrat, në veçanti si një nënë e vetme, është shumë e vështirë. Kjo lufta mes kësaj balancës është e frikshme”.

As ndarja me ish-partnerin, Patrisin, nuk ishte një rrugë e lehtë, dhe Tuna nuk heziton ta pranojë këtë. ”Kushdo që e interpreton që divorci ka përfunduar miqësisht, për mua është një gënjeshtër. Sepse, divorci vetvetiu është dramë më vete, në veçanti kur në këtë dramë janë të përfshirë fëmijët”. Këngëtarja është e vendosur të krijojë një atmosferë sa më të mirë për fëmijët. ”Unë vazhdoj të besoj dhe të luftoj për një prindërim të shëndetshëm, sepse dua t’i rris dy djemtë e mi në një frymë familjare, qoftë edhe nëse jemi të divorcuar që mos ta ndiejnë mungesën e një figure mashkulli, babai. Është e vështirë, megjithatë do t’ia dalim”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç divorcit, Tuna kishte përballë edhe beteja të tjera personale dhe familjare. ”Në atë kohë u shpërngula, u ktheva në Shkup, kisha vite që s’kisha jetuar në Shkup edhe kisha dalë nga rrjedha, nga komplet gjendja, nga vendlindja ime me vite dhe kisha betejën e problemeve shëndetësore të familjes sime, të dy prindërve të mi. Hapa derën dhe brenda një jave mami im u diagnostikua me kancer gjiri, babai pësoi atak në zemër dhe unë isha shtatzënë. Prandaj Zeni është zen, sepse është lufta për balancë dhe që të mbaj gjendjen time shpirtërore, që ta përgatis veten për rolin që kisha tani si një nënë e vetme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tuna hodhi dritë edhe mbi arsyet e ndarjes nga Patris Berisha, që sipas saj nuk ishte pasojë e një ngjarjeje të vetme, por e një grumbullimi sfidash. Nuk kishim nga ato dramat që të ketë një arsye konkrete [për divorcin], thjesht ishin mbledhur shumë gjëra. Ishte guxim i madh, saqë edhe sot kur e shoh nga një perspektivë tjetër them ‘Çfarë dreqin?. Por asnjëherë nuk pendohem, për mua një nënë duhet të jetë e lumtur para së gjithash për të rritur dy fëmijë të lumtur. Unë nuk isha më e lumtur në atë martesë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?