”Tupac është gjallë”

Të gjithë sytë do të kthehen nga New Mexico pas dokumentarit të ri që pretendon se Tupac Shakur është shëndoshë e mirë dhe fshihet në këtë qytet, përkundër raporteve të vrasjes së tij gati 25 vjet më parë.

Në dokumentarin “2Pac: Great Escape From UMC”, regjisori Rick Boss pohon se Shakur u arratis nga Qendra Mjekësore Universitare në Las Vegas ku makina e tij u bë shoshë nga plumbat në 1996-tën. Prej andej, siç pretendon dokumentari, arriti të largohej drejt New Mexicos.

Boss thotë se ishte informuar për goditjen e planifikuar ndaj tij pasi mbërriti në hotelin MGM Grand për të parë një ndeshje në “qytetin e mëkatit”. Dhe këtu autori hedh idenë se këngëtari kishte nisur të thurte planin e shpëtimit: përdori dublant dhe një helikopter privat, sepse dihej që autoritetet do të bllokonin aeroportin. Boss shpjegon se në Meksikë, Tupacun po e mbron fisi Navajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mund të duket e gjitha si një trillim, por regjizori thekson se informacionet konfidenciale i ka marrë nga miq të besuar të reperit, por edhe familjarë të tij. Ndërkohë, aktori Richard Garcia, i cili portretizon Tupacun në film, beson se këngëtari legjendar vdiq vërtetë atë natë, por shton se trashëgimia e tij vazhdon të jetë gjallë. Filmi dokumentar pritet të shfaqet në vitin 2021.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?