Turqi, aktorja e njohur në pritje të ëmbël

Ajo u bë e njohur për publikun shqiptar në rolin e Sofias në serialin “Osmani”.

Bëhet fjalë për aktoren me origjinë boshnjake, Alma Terzic, e cila ka bërë me dije se është në pritje të ëmbël.

Aktorja me ka treguar barkun e rrumbullakosur me anë të një fotoje teksa ka shkruar:

Ne qeshim, ne qajmë. Ne e bëjmë kohën të fluturojë. Ne jemi miq të ngushtë. 4-muajshe”-shkroi aktorja 33-vjeçare krah fotos, ku mori urime të shumta nga kolegët dhe miqtë.

Terzic prej një viti është e martuar me regjisorin turk Murat Saraçoglu.

SHKARKO APP