U arrestua me kokainë dhe është në burg? Vjen reagimi i parë nga Shpat Kasapi

Menaxherja e këngëtarit Shpat Kasapi, për të cilin mediat maqedonase shkruanin se është vënë në pranga pasi ishte kapur me doza kokaine, Adelina Qollako, e ka mohuar këtë lajm dhe ka shtuar se e gjitha është propagandë për të prishur figurën e këngëtarit.

”Shpati s’është i arrestuar. Ai ka lëvizje të lirë dhe ndaj tij nuk ka asnjë bazë ligjore. Lajmi është propagandë, tentativë për njollosjen e reputacionit të tij”,-ka thënë Qollako. Nga ana tjetër, vetë këngëtari ka publikuar një video në Instastory ku shkruan se ndodhet në Tiranë, në një nga lokalet e kryeqytetit, ndërsa mediat e fusin në burg.

Lajmi për arrestimin e Kasapit u bë publik sot, ndërsa shkruhej se në fakt këngëtari ishte vënë në pranga para një muaji, pasi gjatë një kontrolli policia i kishte gjetur doza kokaine. Ai është lënë i lirë dhe po gjykohet në gjendje të lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?