U bë xheloz, Brikena i drejtohet ashpër Mateos: Nuk jemi në lidhje, mbaje vendin tënd
Mateo dhe Brikena duket se kanë pasur një përplasje me njëri-tjetrin. Kjo pasi banori është bërë xheloz për të për shkak të një paraqitjes që pati mbrëmjen e djeshme (e hënë) në ”Big Brother Albania Vip 5”. Duket se Mateos nuk i pëlqeu paraqitja e modeles, që zbuloi pak më shumë për figurën trupore.
Teksa po bisedonin në oborr, Brikena ia tërhoqi vërejtjen duke i thënë se është beqare dhe ka të drejtë të shfaqet si do. “Nuk jemi në lidhje, mbaje vendin tënd”, i tha ajo në një moment.
Mateo nga ana tjetër ka shprehur haptazi një pëlqim për Brikenën, raport i tyre që kishte nisur katër vjet më parë. Brikena siç shihet heziton në marrëdhënien me Mateon pasi nuk i beson se ka ndjenja.
KOHA JONË SONDAZH

