U hap thesi: Hajde fustane
Kohët e fundit kemi vënë re se këngëtaret tona ekspozojnë shumë veshje dhe ju bëjnë promo në rrjete sociale, kryesisht në Instagram. Pasi i pamë me rradhë, kuptuam që disa këngëtare kanë hapur dyqan për kokë të dyqaneve. Një ndër të parat që iu fut seriozisht biznesit për të qëndruar totalisht aty është Zajmina. Në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe reklamimin e fustaneve e bën vetë. Me një xhiro në Instagramin e saj e kupton që e ka për qëllime biznesi.
Një vajzë si Armina që merret me modë, nuk mund të mos e bënte edhe biznes këtë gjë. Edhe Rozana Radi shet fustane, nga ato për mbrëmje dhe evente madje. Herë ua bën vetë reklamën e herë fton shoqet.
Të fundit që dëgjuam se hapën dyqan rrobash janë Eni dhe Greta. Greta tha te Rudina se shpesh koleget dhe miket e komplimetonin për veshjen. Ndaj vendosi që të përzgjidhte dhe krijonte sipas shijes së saj për t`i shitur më pas. As motrat Koçi s`kanë nevojë për modele. Janë vetë ato për këtë punë. I provojnë te dyqani dhe i shpërndajnë fotot si gocat e tjera.
Përpos shitjes së rrobave dhe përzgjedhjes sipas shijes së tyre, ka edhe një të mirë tjetër kjo punë. Kush i ka qejf këto këngëtare me këtë rast edhe i takon. Një rrugë e dy punë.