U hodh nga muri, Gjesti i sjell vetes zarf të zi. Zbulohet vendimi

Gjesti sjell zarf të zi në shtëpi për veten e vet. Kjo ndodhi pas spekulimeve dhe diskutimeve të shumta në rrjete sociale mbi faktin se Gjesti ka kaluar murin e oborrit.

Më në fund produksioni ka konfirmuar këtë ngjarje me një vendim zyrtar, të komunikuar përmes zarfit të zi, i cili u lexua nga Kelly para gjithë banorëve.

Përmbajtja e zarfit të zi: “Banorë, Vëllai i Madh ju njofton se Gjesti ka shkelur rregullat duke kaluar murin e oborrit. Ai është hedhur në rrethimin e dytë brenda perimetrit të shtëpisë, i cili është po ashtu 24 orë nën monitorimin e kamerave dhe stafit të sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vëllai i Madh e ka rikthyer Gjestin menjëherë brenda pasi ai është siguruar se gëzon shëndet të plotë. Të shtunën në ‘live’ do të njoftoheni për detajet dhe vendimin e marrë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?