U kap me shpejtësi, Muço tregon historinë me policin në Durrës

Ish-banori i ”Big Brother Albania”, aktualisht moderator në Tring, Arjon Muça ka treguar se si u kap nga policia rrugore, ndërsa drejtonte automjetin e tij me pak shpejtësi më shumë, tej normave të lejuara në Durrës.

I ftuar në emisionin ”Kafein”, Muça tregon me humor historinë me policin, i cili i fali gjobën që sipas tij shkonte deri në 170 mijë lekë të vjetra, vetëm se po ecte me 12 kilometra më shumë se norma e parashikuar në atë zonë.

”Mu kujtua historia me një polic që e përshëndes. Më ka ndaluar në Durrës me 12 km më shpejt se limiti dhe ishte gjoba nja 170 mijë lekë. Ai më tha se po të fal se dukesh se që je djalë i rregullt se isha me rrip sigurimi, me drita ndezur”,-tha Arjoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Sa i dhe ti nga ato?”, e pyet me shaka moderatori i ”Kafein”, ndërsa Muça sqaron: asnjë lek dhe u ndjeva sikur mua shtua kjo vlerë monetare në xhepin tim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?