”U kthye në cirk”, Dafina për mortin e vëllait të Gjestit: Një ditë, do t’ia mësoj djalit tim që…
Këngëtarja Dafina Zeqiri ka reaguar me një postim të fuqishëm në rrjetet sociale, duke denoncuar mënyrën se si u shfrytëzua ceremonia mortore e vëllait të Gjestit nga individë dhe media. “Rrjetet sociale janë të fuqishme, por janë edhe të rrezikshme. Ato ndërtohen mbi vëmendjen, por nuk duhet kurrë të glorifikojnë llojin e gabuar të vëmendjes”,-shkroi ajo.
Zeqiri u shpreh e tronditur nga pamjet e njerëzve që xhironin me telefona gjatë varrimit, ndërsa disa të ashtuquajtur VIP, sipas saj, jepnin intervista dhe mburreshin publikisht për ato që u ishin thënë. ”Kjo është absurde, çnjerëzore dhe thellësisht mosrespektuese. Momente që duhet të ishin private kthehen në një cirk”, vijoi ajo.
Ajo nuk kurseu kritikat as ndaj disa gazetarëve, të cilët sipas saj bënë pyetje të parëndësishme, duke e kthyer dhimbjen e një familjeje në një skenë të shfrytëzuar për vëmendje personale. “Një ditë, do t’ia mësoj djalit tim: këta janë njerëzit nga të cilët duhet të rrish larg, ata që japin shembullin më të keq”,-shkroi Zeqiri, duke shtuar se humaniteti nuk duhet kurrë të shitet për vëmendje, sepse “vëmendja nuk duhet të vijë kurrë në kurriz të dhimbjes së dikujt tjetër”.
KOHA JONË SONDAZH


