U larguan nga Shqipëria, Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi vazhdojnë aktivitetet muzikore në SHBA

Dy artistët e njohur shqiptarë Mira Konçi dhe Shpetim Saraçi janë larguar nga Shqipëria vetëm pak muaj më parë.

Çifti i njohur shqiptar po jeton në SHBA. Ishte vetë kompozitori Saraçi ai që e dha lajmin e largimit, duke u shprehur i zhgënjyer nga Shqipëria.

Kur ata ndodheshin në Shqipëri, veprimtaria e tyre artistike ishte më e rrallë në skenë, por duket se dy artistët janë angazhuar seriozisht në SHBA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo gjë duket edhe në një postim të organizatores së eventeve në Toronto të Kanadasë, Teuta Ajdini Haxhillari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo ka publikuar një foto të Saraçit e Konçit duke punuar dhe fton shqiptarët në SHBA t’i bashkëngjiten eventit.

“Artistët e shquar shqiptarë, këngëtarja e madhe Mira Konçi, dhe një nga kompozitorët më të shkëlqyer shqiptarë, Shpëtim Saraçi të ftuar në “Rh Scholarship Event November 18”. Ju mirëpresim!”, shkruan Haxhillari. /Opinion.al/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?