U nda me milionerin? Angela Martini nis jetë të re në Itali

Eleganca, format dhe bukuria e saj janë bërë shkak që Angela Martini të jetë gjithmonë në fokus të mediave rozë. Ish-modelja shqiptare ndodhet prej disa ditësh me pushime në një jaht superluksoz dhe ka tërhequr vëmendjen me fotot e saj seksi.

Megjithatë, këto ditë modelja i ka shfrytëzuar edhe për punë. Ajo ka realizuar një set fotografik për revistën italiane “Cleon”, e cila e ka vënë theksin te bukuria e saj. Ky set është realizuar nga fotografi Eugenio Qose, mik dhe bashkëpunëtor i Angelës prej kohësh. Kujtojmë se disa kohë më parë, Martini publikoi edhe librin e saj të parë, “Dashuri, shpresë, dritë”, i cili ishte një sukses i vërtetë.

Vendosja në Itali dhe rikthimi në modë vjen pas thashethemeve se Angela është ndarë nga miliarderi rumun, Dragos Savulescu. Ai ka probleme me drejtësinë dhe për këtë arsye nuk ishin shfaqur bashkë, madje më 10 shkurt, mediat e shtetit rumun raportuan sërish për urdhërarrestin ndërkombëtar të lëshuar për Saluvescun për të vuajtur dënimin prej 5 vitesh shkruan panoramaplus.

Ndërkohë, gjatë karantinës Angela ishte shumë aktive në rrjetin social “Instagram”, ku bënte live me një mikeshën e saj, Alinën. Në shtëpinë e saj, ato u përgjigjeshin pyetjeve të ndjekësve, ku nuk mungoi pyetja se ku e kishte burrin që ishte karantinuar me shoqen. Ndërsa në një lidhje tjetër ‘live’ me një revistë, Angela u përpoq ta shmangte këtë pyetje, duke u shprehur se po mendonte rikthimin në Shqipëri për të jetuar tani e tutje, pasi po i dukej i vetmi vend i sigurt në botë.

Me pak fjalë, ajo u shpreh se çështja e bashkëshortit me drejtësinë e ka bërë të mësojë rreth shumë prapaskenave që ndodhin në botë, por pa dhënë asnjë detaj se ata janë ende bashkë, pra duke lënë të kuptohet se ata mund të jenë ndarë. Kujtojmë që bashkëshorti i Angela Martinit është në kërkim, pasi akuzohet për përfshirje në një grup kriminal (30 anëtarë), i cili përllogaritet ta ketë dëmtuar shtetin rumun me 114 milionë euro për sa u përket disa pronave në Constatta dhe Mamaia.

Siç raportohet nga ëebsite-t rumune, bashkëshorti i Martinit ka mundur të sigurojë ilegalisht disa toka që gjendeshin nën pronësinë e një të moshuari, Ivonne Aline Buzescu-Movila. Së bashku me dikë tjetër, mbiemri i të cilit është Giurgiucanu, biznesmeni i ka marrë pronësitë falë ndihmës së një noteri. Më pas, këto toka u janë shitur të afërmve apo miqve me një çmim shumë të ulët. Hera e fundit që u shfaqën bashkë ishte Shën Valentini, datë që nuk e mbajti dot larg Dragosin nga bashkëshortja e tij, Angela Martini.

Kjo e fundit publikoi një video në “Instagram”, ku shfaqeshin dy duart e tyre, në një skenë tepër romantike, pa dhënë detaje për vendodhjen, pasi ai ishte në arrati dhe rrezikon 5 vite burg. Në këtë situatë të vështirë, Angela ka menduar të tjera mënyra për të fituar para, gjithmonë sipas këshillave të partnerit miliarder, i cili është një producent filmash. Karriera e saj nisi si modele, ndërsa sot Angela Martini është autore e librit të saj të parë “Dashuri, Shpresë, Dritë”.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në kanalin e njohur amerikan “KTLA 5”, për të folur mbi librin e saj dhe planet e së ardhmes. Ishmodelja shqiptare nuk ka hezituar të flasë edhe për Shqipërinë, që e quan një vend të bukur dhe tregon se është mjaft e dashuruar me të. Më pas, Angela zbuloi fillimet e saj të karrierës si modele.

“Kur jetoja në Zvicër, sepse atje jam rritur, shikoja reality shoë për modelet në Miami dhe një javë me vonë i thashë vetes: ‘Woë, unë duhet ta bëj këtë’. Pastaj prenotova një biletë me një drejtim dhe të nesërmen u paraqita në agjenci dhe u thashë ‘ja ku jam’. Atëherë isha 21 vjeçe dhe mendoja se isha e paprekshme. Pastaj u zhvendosa në Neë York dhe aty vijova me karrierën e modelimit. Pastaj përfundova në ‘Miss Universe’, ku përfaqësoja Shqipërinë dhe aty takova dhe Donald Trump”, u shpreh Angela.

Ndër të tjera, ajo ka zbuluar edhe disa nga planet që ka për të ardhmen, nga të cilat pret të fitojë edhe para. “Do të merrem me prodhimin e filmave të shkurtër dhe një dokumentar që do të dalë së shpejti. Shpresojmë që do të dalin në NETFLIX. Për dokumentarin nuk mund të flas, ndërsa filmi i shkurtër flet për sumerët që janë ndër qytetërimet e para”, zbuloi ish-modelja, e cila direkt pas martesës me miliarderin vendosi të hiqte dorë nga karriera si modele, pasi ai i premtoi një martesë të lumtur pa e vrarë mendjen për paratë, por vetëm për qejfin.

Por siç dihet, në këtë jetë asgjë s’është e sigurt, kështu që Angela po mendon si t’i bëjë vetë paratë, tani që bashkëshorti është përballur me sekuestrot dhe rrezikun për t’u burgosur dhe që për më tepër, për shkak të kësaj vështirësie ata mund të jenë ndarë.

Ata u celebruan gjatë një ceremonie luksoze private në SHBA, ku Angela u shfaq si nuse me fustan të zi. Ndërkohë që pas pandemisë, fotot në jahtin luksoz për një revistë italiane dëshmojnë se ajo mund t’i jetë rikthyer modelingut si profesion, punë nga e cila hoqi dorë direkt pas martesës.

SHKARKO APP