U ngacmua Gjesti nga Lela me prekje? Del klipi që sqaron gjithë dramën e krijuar
Ky Prime i sotëm në ”Big Brother Kosova Vip 3” nisi me një përplasje ka ndodhur në mes Lelës dhe Gjestit. Ky i fundit ka thënë se është ndjerë i provokuar nga ajo, pasi e preku me këmbë. Kjo situatë e krijuar në mes tyre, ajo i tha atij ”E ke fshirë me mua prej këtij momenti”.
“Nuk më ka pëlqyer çfarë ka thënë Gjesti. Nuk e kam bërë asnjëherë me qëllim që me provoku Gjestin. E kam konsideruar shok shumë të mirë. U preka dhe qajta për faktin se prej që jam këtu brenda ka qenë puna me Drilonin, tani prapë banorët e tjerë që ti ke sy për atë ti ke për këta, edhe Gjesti”, u shpreh ajo.
Konkurrentja tutje theksoi: “Nuk e kam bërë me qëllim për këtë kam dalë jashtë vetes dhe jam ndjerë shumë keq. E kam bërë pavetëdije”. Gjesti nga ana tjetër tha: “Unë e kam thirr privatisht me fol. Nuk kam qejf t’i hy askujt në mes. Jam ndjerë se ka qenë hera e dytë, unë u largova tani prapë. Aty pata dyshime”. Nga ana tjetër, opinionistja Olta Gixhari i tha se e ka ekzagjeruar këtë pjesë dhe më shumë se ngacmim ishte qesharake.