U njohën në Greqi, zbulohet romanca e vajzës së Donald Trump me miliarderin nigerian

Tiffany Trump në mënyrë shumë diskrete po përjeton historinë e bukur të dashurisë me Michael Boulos, i cili është djali e një familje multimiliardere në Nigeri. Burime pranë vajzës së presidentit amerikan rrëfejnë për “Page Six” se ajo dhe Boulos kaluan së bashku festën e Falenderimeve dhe se ai u prezantua me një pjesë të familjes së saj.

Mendohet se Tiffany dhe Boulos u njohën në ishullin grek, Mykonos, teksa pushonin gjatë muajve të verës. Boulos është rritur në Lagos, qytetin më të madh në Nigeri, për të cilin duket se presidenti Donald Trump nuk ka shumë respekt. Më herët, gjatë vitit teksa fliste për emigrantët që vinin në Amerikë, Trump e cilësoi Nigerinë si një “vend m*ti”.

“Tiffany është shumë e lumtur dhe po i mban gjërat me Michael nën kontroll. Ajo fillimisht e prezantoi partnerin e saj me familjen gjatë mbrëmjes së Falenderimeve. Ai është një djalë shumë inteligjent dhe vjen nga një familje e mirë.” – u shprehën burimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mirëpo, ende nuk e dimë sesi ka reaguar Presidenti Donald Trump për lidhjen e së bijës.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?