U pa në një ambulancë, Shakira tregon të vërtetën e lajmit

Këngëtarja kolumbine Shakira ka konfirmuar zërat mbi ndarjen e saj me Gerard Pique dhe më pas shkroi në Twitter, për të zbuluar të vërtetën rreth fotove të ambulancës që qarkullojnë në rrjetet sociale.

Sipas mediave të huaja, këngëtarja Shakira thuhej se kishte pësuar një sulm ankthi dhe ishte transportuar me një ambulancë në një spital aty pranë pasi ishte ndarë nga futbollisti.

“Njerëz, po marr shumë mesazhe shqetësimi që jam parë në një ambulancë në Barcelonë kohët e fundit. Dëshiroj vetëm t’ju bëj të ditur se ato foto janë të fundjavës së kaluar (data 28), kur babai im për fat të keq u rrëzua dhe e shoqërova me një ambulancë në spitalin ku po shërohet tani. Ju lutemi dërgoni urimet tuaja më të mira për të dhe ju falënderoj të gjithëve si gjithmonë për dashurinë dhe mbështetjen tuaj,”shkruan Shakira.

Shakira dhe Pique i kanë dhënë fund lidhjes së tyre e cila ka zgjatur 11 vite, ndërkohë janë prindër ty djemve.

Shakira reveals truth about ambulance photos circulating on social media |  Marca

SHKARKO APP