U përfol për afërsinë me Fatmirin në Cannes, Albana Osmani zbulon më shumë
Kemi lexuar disa tituj në media për Fatmir Hysenbelliun dhe Arbana Osmanin që në Cannes, siç kuptohet nga fotot e tryezës, mbrëmë kanë darkuar bashkë. Sigurisht me ta, mund të kenë qenë edhe shumë njerëz të tjerë, por medias i pëlqejnë aludimet me të rinjtë e pashëm dhe single, edhe pse në këtë rast, ishte e qartë që nuk kishte zbuluar asgjë sado të aludonte.
Nëse mes Arbanës dhe Onit do kishte diçka më shumë, do ishte zbuluar që më parë. Megjithatë, edhe pse duket se po kalojnë shumë mirë, në evente me shumë të njohur dhe darka argëtuese në Cannes, shqiptarët e njohur e kanë mendjen edhe ç’bëhet në median e vendit të tyre dhe Arbana ka lexuar lajmet për të dhe Onin dhe ka vendosur të bëjë një shpjegim.
Ajo ka realizuar një foto me Fatmir Hysenbelliun ku sqaron që janë vetëm miq. “Po si s’me beso njeri qe jam bjonde asnjeri mo fare-fare, as Di Caprio as asnjeri pra, s’nuk hiç fareee. Dashuria ne Cannes na ka lindur per tjeter kend, jo per njeri tjetrin”, shkruan ajo.
Dhe kështu na zbulon diçka tjetër, dashurinë për tjetër kënd. Sigurisht mes aktorëve si Leo dhe modelëve më të njohur, nuk është aspak e vështirë të lindë dashuria aty në Cannes.