U përfol për një lidhje me ‘Omerin’, ‘Ejshan’ tregon të vërtetën e marrëdhënies së tyre
Prej kohësh mediat rozë po aludojnë për një lidhje të mundshme midis dy aktorëve të njohur turk Cansu Dere dhe Engyn Ekuerek.
Aktorja Cansu Dere është bërë e njohur për publikun shqiptar nëpërmjet rolit të ‘Ejshanit’ në serialin e “Ezelit”, ndërsa Engyn në rolin e ‘Omerit’ në serialin “Diamantë dhe dashuri”.
Por teksa të gjithë ishim duke pritur për një konfirmim të lidhjes së tyre ‘Ejshan’ nëpërmjet një deklarate për një gazetë turke ka treguar se mes tyre nuk ka asnjë gjë dhe se marrëdhënia e tyre është vetëm shoqërore.
“Nuk ekziston asgjë e tillë, unë dhe Engyn jemi thjesht shokë”./revistawho