U procedua për protestën e djeshme! Provokon Stresi, del xhiro me kapele polici

Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi është proceduar nga Policia e Tiranës për shkak se ditën e djeshme ka marrë pjesë ne protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Sipas Policisë, Stresi është proceduar sëbashku me, Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin, Fatmir Mediun, Robert Budinën, Neritan Liçajn etj për organizim të paligjshëm proteste.

Por këngëtari ka zgjedhur t’i përgjigjet policisë me ironi, teksa ka postuar një videon e tij me kapele policie dhe ku thekson se ai është i gatshëm ta heq kapelen, por edhe policia duhet të sillet mirë me popullin.

“I bëj thirrje gjithë policisë së shtetit se ne jemi qytetarë të thjeshtë dhe dalim në protestë për të drejtat tona, hiqeni edhe ju bëhuni qytetarë dhe silluni mirë me popullin shqiptar edhe ne jemi në rregull me ju”, thekson Stresi.

 

View this post on Instagram

 

Hiqni kapelet ose silluni mire me popullin

A post shared by STRESI (@stresi) on

SHKARKO APP