U publikua! Fifty Shades Freed, këtë herë më aksion (VIDEO)
Në rregull, e dimë që triologjia e Fifty Shades ka një mijë probleme, por s’kemi ç’i bëjmë. Duhet (duam) ta shohim. Në shtator u publikua një trailer i shkurtër, shumë intensiv dhe sapo ka dalë versioni i plotë, dy minuta e njëzetë sekonda.
Qartazi Ana dhe Christian u martuan, gjë që s’është ndonjë çudi duke marrë parasysh se u fejuan në fund të filmit të dytë. Dhe bëjnë gjëra të sapomartuarisht. Çojnë njëri-tjetrin me pushime, puthen vend e pa vend dhe blejnë shtëpira pa pyetur partnerin. Gjëra normale.
Por, por. Arkitektja që do të arredojë shtëpinë e tyre, që i ngjan shumë Ivanka Trump, i është qepur Christian-it me flirtime dhe prekje të vockla. Ana s’ka aspak ndërmend ta tolerojë këtë. Ka faj? S’ka.
Njihuni me klishenë e radhës. Një makinë i ndjek në një rrugë mes pyjeve. Se ku e kemi parë këtë, në 1000 filma të tjerë. Hm… Me pak fjalë, anulloni planet për 9 shkurt. Ose mos i anulloni, zëreni se e patë filmin në trailer.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=nJCc5HRPxYA” width=”560″ height=”315″]