U pyet për martesën me Rita Orën, Taika Waititi “refuzon” të përgjigjet

Regjisori i njohur Taika Waititi ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me thashethemet për martesë me artisten shqiptare me famë botërore, Rita Orën.

Ylli 46-vjeçar u shfaq në emisionin ITV drejtpërdrejt nga një suitë hoteli në Londër së bashku me Chris Evans për të promovuar filmin e tyre të ri Lightyear.

Teksa i uroi ditëlindjen aktorit Chris Evans, moderatori Philip Scofield e pyeti Taika Waititin nëse duhej ta uronte edhe atë, duke iu referuar lajmeve se së shpejti do të martohet me yllin shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund të intervistës, Phillip Schofield tha: “Epo, ne e kemi uruar Chris për ditëlindjen e tij … kështu që Taika ka këmbanat e dasmës?”

Swiss Digital Mobile Reklama

Taika e ndërpreu shpejt dhe i tha: “Mund të më përgëzosh! Është në gusht! Le të flasim për ditëlindjen time!”

Më pas ai hoqi kufjen nga veshi dhe tha: “Çfarë? Më falni, po shkëputemi!”, duke pretenduar se iku sinjali dhe shtoi: “Jo, iku!” dhe më tej hodhi pajisjen në njërën anë.

Chris i dukej e gjithë kjo për të qeshur, por Phillip gjithsesi u përpoq të bënte më të mirën për të marrë përgjigjen e Waititi në lidhje me thashethemet e dasmës me Rita Oran.

“A mos të pyes për Ritën?” tha Phil ndërsa Holly shtoi: “Unë mendoj se ai nuk mund të na dëgjojë!”

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora dhe regjisori i filmit Taika Waititi thuhet se po planifikojnë martesën e tyre, pasi çifti i kanë propozuar njëri-tjetrit. Megjithatë asgjë nuk është konfirmuar nga vetë ata.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?