U pyet për Reformën në Drejtësi, Murati ”nxehet” në emision
Eva Murati, moderatorja e njohur sportive tregon se është kritikuar kur është pyetur për Reformën në Drejtësi, lidhur edhe me faktin se ajo studion për drejtësi dhe aktualisht është në vitin e dytë për master shkencor penal.
E ftuar në emisionin ”Kafein”, Eva u pyet nga moderatorit Flavio Qarri nëse e ka ndjekur procesin e Vetting-ut, ndërsa ajo u ndal te një kritikë që i ishte drejtuar disa kohë më parë. Ajo u ndal te ky moment dhe shprehet se një pyetje e tillë duhet t’u drejtohet atyre që paguhen me taksat e shqiptarëve dhe jo një vajze që s’ka lidhje me këtë debat, ndonëse ajo tha se e ka një mendim të sajin.
“Mu bë një kritike para ca kohësh, sikur unë jam pyetur për Reformën në Drejtësi dhe nuk kam ditur të jap një përgjigje. Realisht, këto lloj përgjigjesh duhet t’ua kërkojnë disa njerëzve të tjerë, që paguhen me taksat tuaja, jo mua, një vajze që s’ka lidhje fare me këtë gjë, po të dua e kam një përgjigje, po të dua nuk përgjigjem. Unë e kam mendimin tim personal por edhe mendimin e ekspertëve, pro dhe kundra por çfarë rëndësi ka kjo në fund të fundit”, u shpreh Eva, e cila ka ngritur edhe tonet e zërit, ndërsa sqaronte kritikën e drejtuar asaj.
KOHA JONË SONDAZH

