U rendit në 10 vajzat më të bukura në botë, shihni si duket sot Zana Krasniqi
Për vite me radhë, ajo ka qenë një nga modelet më të përfolura. Është fjala për Zana Krasniqin, e cila sa herë shfaqej në publik, menjëherë e gjithë vëmendja ishte te bukuria e saj natyrale.
Ishte viti 2008 kur ajo u shpall “Miss Universe Kosova” dhe më pas përfaqësoi vendin e saj për herë të parë në “Miss Universe”. Aty, ajo u rendit ndër 10 vajzat më të bukura.
E që nga ajo kohë, Zana nuk ishte më pjesë në fushën e modelingut dhe u largua nga bota e televizionit. E teksa shumë persona ia kanë ndjerë mungesën, së fundmi ajo është rikthyer sërish në vëmendjen e të gjithëve.
Fotografi i njohur shqiptar, Artan Korenica, i ka realizuar disa fotografi shumë të bukura, të cilat i ka postuar në profilin e tij në “Instagram”. E duket qartë se edhe pse kanë kaluar disa vite, ajo nuk ka ndryshuar aspak.
E përveç fansave të saj, edhe moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, është bërë nostalgjike dhe ka kujtuar një nga momentet e rralla që ka ndarë me Zana Krasniqin.
Arbana ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” një foto të realizuar rreth 15 vite më parë, kur Zana ishte në qendër të vëmendjes mediatike. Arbana ka treguar se ajo ka qëndruar në një dhomë hoteli me Zanën dhe në foton e vjetër të dyja shfaqen shumë të lumtura bashkë
“Unë dhe Zana Krasniqi në dhomën tonë të hotelit përafërsisht 15 vite më parë”, ka shkruar Arbana.
Këtë foto e ka ripublikuar më pas edhe Zana, që ka shkruar: “Oh Zot çfarë kujtimi i bukur. Më mungon buzëqeshja jote”.