U tha se është lidhur me biznesmenin e moshuar, Isida sqaron skandalin me Agnesën: Duan t’i bëjnë pis emrin
Një nga skandalet më të bujshme të muajve të fundit ka qenë ‘lidhja e pakonfirmuar’ mes bukuroshes Agnesa Vuthaj dhe biznesmenit indian, shumë dekada më të madh në moshë se ajo.
Pasi reagoi vetë Agnesa e cila u shpreh se do të merrte masa ligjore kunddrejt lajmeve false të mediave, së fundmi reagoi në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA, edhe shoqja e saj e ngushtë, balerina Isida Mollaymeri.
Ester Bylyku: Çfarë mendon për këtë skandalin kunddrejt Agnesës? Mendoj se asnjë femër nuk meriton t`i keqpërdorin emrin në atë mënyrë.
Isida Mollaymeri: Mendoj që ne jemi të këqinjt e vetes. Në momentin që ti sheh dikë mirë, pse dëshiron t`i bësh keq? Mendoj që është keqdashja e personave të tjerë. Agnesës nuk i kanë dal asnjëherë kështu gjërash, dhe kanë dashur t`i bëjnë emrin pis.