Ua kushtoi ish të dashurve, kënga e Ariana Grandes në krye të Billboard

“Thank U, Next” e Ariana Grandes vazhdon të dominojë tabelat.

Billboard publikoi të dhënat më të fundit nga tabela Hot 100, ku u shfaqën këngët më të fundit dhe më popullore për javën e parë të dhjetorit.

Dhe vendin e parë e kryeson kënga që Grande u kushtoi ish të dashureve, “Thank U, Next”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo ndiqet nga “Sicko Mode” e Travis Scott, këngë që është pjesë e albumit të tij të fundit Astroworld  dhe vendin e tretë a mban “Happier” e Marshmello dhe Bastille.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Thank U, Next” qëndron në krye të tabelës prej 3 javësh tashmë.

Kënga i kushtohet marrëdhënieve të Grandes me ish të dashurit dhe ndarjen e saj të fejuarin Pete Davidson. Ajo gjithashtu përmendi të ndjerin Mac Miller, Alvarez dhe Big Sean.

Ariana Grande - thank u, next (Official Video)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?