Ujku i vjetër /VIDEO/

Homazhet për Mbretëreshën e muzikës ”Soull”, Aretha Franklin, shkaktuan situata të sikletshme. Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton është kthyer në meme në mediat sociale pasi është publikuar një video teksa duket i fokusuar totalisht tek këngëtarja Ariana Grande.

Kjoo e fundit po këndonte këngën e divës së muzikës, ”You Make me Feel, a natural woman”. Mediat komentojnë shikimet gjithë admirim të ish presidentit ndaj këngetares e cila ishte veshur me një fustan të shkurtër të zi dhe një palë taka të larta. Mimika e fytyrës së 72-vjeçarit nuk mund të mos vihej re nga përdoruesit e mediave sociale, me disa që shkruanin me shaka se: ”Xhaxha Billi erdhi në jetë”.

Shumë thonë se Bill po e shikonte me syrin e një mashkulli dhe jo thjesht një admiruesi të zërit të këngëtarët, ndërsa të tjerë shkruanin se nuk ishte i vetmi i fiksuar pas Arianës.

SHKARKO APP