“Unë jam Zonja e Parë”, ish gruaja e Trump ‘çmend’ Melaninë

Ish-gruaja e presidentit të SHBA Donald Trump, Ivana ka ndezur polemika të martën duke iu referuar vetes si Zonjë e Parë. Gjatë një interviste mëngjesin e sotëm, Ivana, nëna e tre fëmijëve më të mëdhenj të Trump  u shpreh se statusi i saj si gruaja e  parë e Presidentit të SHBA e bënte atë në mënyrë efektive Zonjë të Parë. “Unë jam gruaja e parë e Trump. Unë jam Zonja e Parë”, tha ajo. Ivana zbuloi se ajo ka një linjë të drejpërdrejtë telefonike me ish-bashkëshortin e saj në Shtëpinë e Bardhë dhe i flet atij çdo dy javë, duke shtuar se komunikojnë pak në mënyrë që gruaja e tanishme e tij, Melania, të mos ndihet xheloze. “Unë kam numrin e Shtëpisë së Bardhë, por nuk dua që ta marr Trump, sepse është Melania atje dhe nuk dua të shkaktoj asnjë lloj xhelozi, apo diçka të tillë”. Trump është martuar me Ivanën, një modele e lindur në Çeki, në vitin 1997 dhe janë divorcuar miqësisht në vitin 1992. Më pas ai është martuar me Marla Maples, me të cilin kishte pasur një lidhje, por ata u divorcuan gjashtë vjet më vonë. Melania është gruaja e tij e tretë.

 

SHKARKO APP