“Unë kam qenë e shoqëruar me…”- Sindi Loci zbulon nëse e kaloi apo jo fundjavën me Elvis Lushin në Kosovë
Sindi Loci dhe Elvis Lushi ishin dy prej konkurrentëve që mund të dilnin bashkë nga “Për’puthen”.
Mirëpo debati i Elvisit me Arjan Konomin dhe Antonela Berishën, bëri që ai të largohej përfundimisht nga programi.
Megjithatë, para pak ditësh në rrjet qarkulloi me shpejtësi lajmi se dyshja kanë qenë bashkë në Kosovë.
Por, gjatë bisedës virtuale që Sindi ka zhvilluar me ndjekësit në Instastory mbrëmë, të gjitha dyshimet janë hedhur poshtë.
“Pse s’ma kthe, ishe me Locon në Kosovë?”, e pyeti një nga ndjekësit.
Sindi iu përgjigj:
“Atëherë, ta sqaroj një herë e mirë këtë muhabet se po vlon goxha. Nuk kam qenë me Locon në Kosovë, rastisi që e njëjta fundjavë të na gjente në Kosovë.
Unë kam qenë e shoqëruar me familjen time dhe kam shkuar deri në Prizren, por kaq, më vonë u ktheva”.
Ndërkohë, kur Elvisi është pyetur se cili nga personat e mbetur në studio është më i vërteti, ish-konkurrenti shkroi: “Ndoshta Sindi Loci, ndoshta hija ime në studio. S’e di, s’e ndaj dot mendjen”.
Elvisi është shprehur se e vetmja gjë për të cilën pendohet, është Story që publikoi, që sipas tij është keqkuptuar ndoshta edhe me qëllim për të gjetur diçka me të cilën të kapen me të.
“Pendu, asnjë sekondë. Ka qenë super eksperiencë e veçantë dhe m’ka msu shumë. Të jem i sinqertë, do ndryshoja vetëm atë story. E di që 90% jeni bindur dhe keni kuptuar esencën e story-t, gjithsesi dhe atë 10% e kam pas përherë kundra pavarësisht story-t, por më vjen disi keq që u desh të dilja në atë mënyrë jo paqësore, pikërisht unë, që jam gjithmonë pro argumentit dhe mirëkuptimit.”– shkruan ai.