Upsss lemza! Drini bën histori në edicionin e lajmeve (VIDEO)

”M’ lër moj lemzë se mbarova”, janë vargjet e këngës Lemza të të madhes Vaçe Zela. Dhe pikërisht sot këto vargje i ”këndoi”Drini Zeqo. Ishte duke dhënë normalisht lajmet qëndrore në TV Klan, dhe ndodhi ajo që s’ka ndodhur deri më sot gjatë një transmetimi live.

Mirë që lemza ia gjeti në një moment të papërshtatshëm, por dhe Drini nuk dorëzohej gjallë në botë. O i transmetonte lajmet një për një o pikë.

Nëse ndonjërin mund ta ketë zënë lemza gjer më sot në televizion, ama ia ka gjetur zgjidhjen, Drinin “e torturoi” deri në fund. E zuri njëherë në fillim, por kur mbaron kronika e zë sërish. E kalon si e kalon dhe ia nis: “Në një forum që bëri bashkë 350 investitorë italianë..”

Pastaj përsëri dhe përsëri dhe përsëri. Pasi mbaroi edicioni, Zeqo shkruajti këtë në Instastory: “Makthi i gjithë prezantuesve “lemza”.. sot na vizitoi në lajme. Njerëzore është besoj..” dhe ka kaq të drejtë.

YouTube player

SHKARKO APP