“Urime 12 vite pavarësinë”, Rita Ora uron shqip Kosovën, publikon një video

Ditën e djeshme Kosova festoi 12-vjetorin e pavarësisë. Kanë qenë të shumtë urimet që kanë ardhur në këtë ditë të veçantë. Një ndër to ishte dhe këngëtarja me famë botërore Rita Ora e cila nuk i ka harruar rrënjët dhe kurdoherë shprehet krenare që është shqiptare.

Këngëtarja uroi në gjuhën shqipe duke shkruar: “Urime 12 vite pavarësi Kosova jonë”. Ndërsa u kthye pas në kohë duke e shoqëruar postimin me videoklipin e këngës “Shine Ya Light” të xhiruar në Prishtinë.

SHKARKO APP