Ursula von der Leyen takon Dua Lipën në Uashington

Presidentja e Komisionit Euripian Ursula Von der Leyen është takuar në Washington D.C. me këngëtaren me famë ndërkombëtare me origjinë shqiptare Dua Lipa.

Ajo nuk e ka fshehur kënaqësinë e këtij takimi dhe nuk i ka kursyer fjalët e mira, teksa shkruan se Dua ka një ndikim shumë të madh në botë.

Shumë e lumtur që takova DUA LIPA-n në Çmimet e Lidershipit të Këshillit Atlantik. Dua, ti ke një ndikim kaq të madh në botë. Me muzikën tuaj dhe energjinë tuaj unike, ne të gjithë “ngrihemi në ajër”, shkruan ajo duke përdorur titullin e albumit të Dua Lipas, “Levitating”.

SHKARKO APP