Vaji i ullirit mban Jennifer Lopez larg nga rrudhat

Edhe pse vitet kalojnë, Jennifer Lopez, vijon të mbetet në super formë dhe me një portret kaq rinor. Në fytyrën e saj është paksa e vështirë që të gjesh një rrudhë, e madje fansat e akuzojnë se ka bërë botox. Një gjë të tillë e ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike këngëtarja dhe aktorja e famshme. Ajo thotë se për ”rininë e përjetshme” i detyrohet vajit të ullirit.

Lopez ka treguar se si dikur, kur ishte 23-vjeçe një doktor u përpoq ta bindte të bënte botox, por ajo nuk pranoi. ”Thjesht pyes veten se çfarë do të më kishte ndodhur po të kisha nisur botox-in aq e re. Fytyra ime do të ishte krejtësisht ndryshe nga kjo që kam sot”, tha ajo.

E lind pyetja a i mban vaji i ullirit larg rrudhat? Vaji i ullirit përmban antioksidantë, për të cilin disa njerëz pohojnë se ndihmon në zvogëlimin e shfaqjes së vijave të imëta dhe rrudhave. Sidoqoftë ai nuk ka kurrsesi të njëjtin efekt si një injeksion kundër rrudhave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?